Pensionet, rritja për fshatin më e madhe
17/11/2009 Nis në Komisionin parlamentar të Ekonomisë shqyrtimi i projektbuxhetit 2010
Rritja e pensioneve do të jetë më e madhe për ata persona që jetojnë në fshat. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që niveli i përfitimeve të pensionistëve do të jetë 7-8 për qind për qytetin dhe 15 për qind për fshatin. Rritja e pensioneve këtë vit do të jetë më e madhe për ata persona që jetojnë në fshat. Kjo përkon me objektivat për vazhdimin e reformës së rritjes graduale të moshës së daljes në pension.
Rritjet
Një tjetër objektiv është rikuperimi total i efekteve të inflacionit në masën e pensioneve individuale. Me këtë masë rritjeje rikuperohen efektet e inflacionit, përmirësohen të ardhurat mujore të pensionistëve duke u realizuar një rritje modeste të nivelit të jetesës. Gjithashtu përfitimet e tjera nga programe të veçanta të qeverisë apo të statuseve do të indeksohen përgjithësisht sipas zhvillimit të indeksit të çmimeve apo edhe sipas masës së indeksimit të pensioneve, për ato kategori që parashikohen me ligj. “Numri i personave që trajtohen me pensione parashikohet të arrijë në 535.9 mijë nga rreth 531.6 mijë aktualisht, ndërkohë janë mbi 25 000 persona që trajtohen me përfitime suplementare apo pagesa të tjera”, - thekson relacioni. Sistemi i sigurimeve në vitin e ardhshëm parashikohet të ofrojë mbulim për rreth 730 000 persona ose 51 400 persona më shumë se në vitin 2009. “Mbi këtë bazë raporti i varësisë së sistemit kontribues/përfitues, në total parashikohet 1.36 kontribuues për 1 përfitues, ndërsa për pensionet e pleqërisë 1.7 kontribues për 1 përfitues”, - thuhet në relacion.
Fondi i investimit rajonal
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se për herë të parë në projektbuxhetin 2010 është parashikuar krijimi i një fondi të investimit rajonal dhe për këtë çështje në buxhet janë parashikuar 55 miliardë lekë investime. Duke diskutuar për fondet e këtij buxheti kreu i Financave theksoi se bashkitë dhe komunat nuk do të ketë menaxhojnë fonde të buxhetit për projektet në zonat e tyre, pasi ato do të kalojnë në një zë të veçantë që do të jetë fondi i investimit rajonal. Sipas ministrit Bode, ai do të menaxhohet nga një komitet i drejtuar nga Kryeministri. “Do të ngrihet një komitet, i cili do të kryesohet nga Kryeministri, do të ketë në përbërje ministrat, përfaqësues të pushtetit lokal, qarqeve, komunave e bashkive. Krijimi i këtij fondi të zhvillimit të rajonit është një ndërthurje e programeve të vetë komuniteteve në zhvillim me politikat e dikastereve qendrore, të cilat shpesh herë kanë qenë të shkëputura nga prioritetet e komuniteteve lokale”, - deklaroi ministri i Financave. Kjo strukturë e re sipas tij është dashur të hartohet pasi pushteti vendor nuk i shfrytëzonte në mënyrë eficiente paratë që merrte nga buxheti. Ai ka paralajmëruar nisjen e një projekti të ngjashëm me atë të rrugëve rurale, por që do të fokusohet tek furnizimi me ujë. “Kemi filluar negociatat për të hapur një projekt të ri, një program të ri, siç e kemi të rrugëve rurale për ujësjellësit dhe kanalizimet dhe shkrirjen e këtyre dy programeve pranë fondit shqiptar të zhvillimit në një program të vetëm të zhvillimit të integruar rural”, - vijoi ministri. Ndërkaq, sipas Bodes do të vijojë reforma në administratë, duke synuar modelin e qeverisjes së vogël, i cili garanton një rritje ekonomike të lartë dhe që kjo do të pasqyrohet në buxhetin e vitit të ardhshëm me një shkurtim të mëtejshëm të shpenzimeve operative.
Rritja ekonomike
Ministri i Financave Ritvan Bode deklaroi se rritja ekonomike në 2010-n do të vijojë të jetë e lartë. Të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2010 janë parashikuar duke u bazuar në ecurinë e treguesve makroekonomik e fiskal të vitit 2009 si dhe mbi kuadrin e rishikuar makroekonomik 2010 – 2012. Kështu, supozimet kryesore për kryerjen e parashikimeve bazohen në tregues si rritja ekonomike reale, e cila për 2010-n do të jetë 6.5 për qind.
Të ardhurat
Të ardhurat në buxhet për vitin 2010 në total parashikohen në 360.9 miliardë lekë, me një rritje 10.6 për qind kundrejt vitit 2009. Të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohen 246 miliardë lekë, me rritje 10.5 për qind, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në 60.3 miliardë lekë, me rritje 12 për qind, të ardhurat nga pushteti lokal 20.9 miliardë lekë me rritje 13.8 për qind dhe të ardhurat jotatimore në 24.5 miliardë lekë.
Diskutimi
Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave nisi dje shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2010. Është hera e parë që ky projekt diskutohet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët kanë bojkotuar tërësisht Kuvendin. Gjithsesi, pasi ka kaluar në qeveri me disa ndryshime për shkak të diskutimeve me anëtarët e forcave të tjera aleate pritet që ky projektbuxhet brenda javës aktuale të miratohet në parim në seancë plenare.