E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i IBM-it, normalizon marrëdhëniet

Fillimi i implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, shënon një kthesë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe është një kthesë në implementimin e kritereve dhe standardeve evropiane.

Kjo marrëveshje po ashtu përcakton dhe kufirin në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kështu pohoi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Thaçi, po ashtu, informoi kabinetin e tij mbi takimin i cili do të ndodh nesër në mes tij dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq. Ky takim, sipas tij, me theks të veçantë do të ketë orientimin në çështjet që janë diskutuar më herët e që kanë të bëjnë me implementimin e IBM-it.

“Takimi në mes meje dhe kryeministrit Daçiq, do të ndodh nesër. Takimi i radhës, siç dhe është informuar opinioni publik ditë më parë, me theks të veçantë do të kemi orientimin në çështjet që janë diskutuar dhe më herët, por tash implementimi i IBM. Dëshiroi të theksoi se është punuar maksimalisht, për përmbylljen e të gjitha përgatitjeve teknike në pikat doganore apo kufitare, ku pritet të filloi ky proces. Përgatitjet teknike janë në përfundim e sipër. Fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje, shënon dhe një kthesë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Një kthesë në implementimin e kritereve dhe standardeve evropiane. Kjo marrëveshje përcakton dhe kufirin në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi Thaçi.

Në këtë takim, sipas tij, do të diskutohet dhe për mundësinë e përmbylljes së procesit të hapjes së zyrave ndërlidhësve të shtetit të Kosovës në Beograd dhe Serbisë në Prishtinë, si një hap i vullnetit të mirë të komunikimit të drejtpërdrejtë, mes vendeve dhe popujve tanë.

Thaçi, po ashtu, deklaroi se gjatë këtij takimi, i cili do të mbahet nesër, do të shikohet dhe mundësia e përshpejtimit të agjendës, për fillimin e implementimit të projektit infrastrukturor mes Kosovës dhe Serbisë, autostradës në drejtim të korridorit evropian në Serbi, si dhe çështje tjera që mund të ngritën nga baronesha Ashton.

Kryeministri Thaçi, po ashtu, falënderoi gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dinjitoze në manifestimin, siç e quajti ai madhështor me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këto organizime madhështore, sipas tij, ishin festime të unitetit dhe bashkimit të kombit shqiptar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›