E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania kontribuesja me e madhe per krijimin e nje tregu unik te transmetimit te energjise ne Ballkanin Perendimor

Interesi i Gjermanise per sektorin e energjise ne Shqiperi nisi ne vitin 1988 kur ne prag te renies se Murit te Berlinit dhe regjimit komunist ne Shqiperi filloi bashkepunimi financiar mes dy vendeve. Qe atehere dhe deri me sot energjia mbetet nder sektoret prioritare te bashkepunimit ekonmomiko- financiar mes Gjermanise dhe Shqiperise. Zgjedhja gjermane nuk eshte e rastit. Ajo lidhet me synimin per te mbeshtetur Shqiperine ne zhvillimin e saj ekonomik permiresuar kushtet e jeteses per shqiptaret mbrojtur mjedisin dhe klimen. Per te realizuar kete objektiv qeveria gjermane ka realizuar ne harkun kohor te 22 viteve projekte qe arrijne vlerem e 500 milion eurove. Rrezja e ketyre projekteve shkon nga reabilitimi i hidrocentraleve te Bistrices dhe ndertimi i unazes se transmetimit te energjise ne Jug te Shqiperine deri tek krijimi i sistemeve rajonale te transmetimit. Investimi ne keto sisteme e bejne Gjermanine kontribuesen me te madhe ne rrjetin rajonal te trafikut te energjise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ute Rodrian

Ute Rodrian drejtore rajonale e bankes gjermane KfW e cila financon ne emer te qeverise gjermane projektet edhe ne sektorin e energjise tregon per programin shqip te DW perfitimet nga krijimi i tregut unik rajonal te shperndarjes se energjise KfW po financon tanime dy linja transmetimi per Shqiperine lidhjen me Malin e Zi dhe ate me Kosoven. Nga keto linja transmetimi te voltazhit te larte perfiton sistemi i transmetimit te Shqiperise sepse lidh kete system me ate te vendeve te tjera te rajonit. Kjo do te thote se Shqiperia ka tanime kapacitete per te importuar dhe eksportuar energji si edhe per te reduktyuar humbjet ne sistem. Deri plotesimit te qarkut rajonal per transmetimin e energjise i mungonte lidhja me Maqedonine po te kihen parasysh linjat e transmetimit te Shqiperise me Kosoven Malin e Zi dhe Greqine. Por nje linje e re transmetimi Shqiperi-Maqedoni prej 400 kV qe pritet te konkretizohet si projekt gjate vitit 2011 do ta mbushe kete boshllek. Kjo linje do ta aftesoje Shqiperine te jete edhe me e lidhur me sistemet e transmetimit te vendeve te tjera per te krijuar ne Ballkanin Perendimor nje treg unik te transmetimit te energjise nga i cili do te perfitojne te gjithe operatoret e rajonit dhe te gjitha sistemet e transmetimit te energjise.

Energjia do te mbetet sektor prioritar

Ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Mller-Holtkemper thote per DW se energjia do te mbetet nje sektor prioritar ne bashkepunimin ekonomiko-financiar mes Gjermanise dhe Shqiperise. Edhe investimet e ardhshme do te synojne permiresimin e furnizimit me energji te popullsise. Duke marre si pike referimi investimet ne Jug te Shqiperise ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Mller-Holtkemper tregon edhe se ku do te perqendrohen keto projekte nete ardhmen Investimet ne Sarande dhe ne Gjirokaster ne sektorin e energjise perbejne fazen e pare por do te kete edhe faza te tjera ku do te sigurohet lidhja e sistemit kombetar me ate rajonal. Atehere edhe niveli i furnizimit me energji elektrike do te permiresohet shume me teper permes forcimit te linjave te transmetimit te energjise elektrike..

Permbytjet e fundit kane nxjerre nje fokus tjeter per investimet gjermane ne sektorin energjise ne Shqiperi ate te nderhyrjes per te reabilituar digat dhe pajisjet elektrike ne hidrocentralet mbi lumin Drin. Qeveria gjermane kontribon me nje shume prej 20 milion eurosh per te garantuar sigurine ne digat e ketyre hidrocentraleve.

Autor Ani Ruci
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›