E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas përplasjes së avionin, rënie drastike e aksioneve të Asiana Airlines

aviKore e Jugut- Aksionet e transportuesit të Koresë së Jugut, ‘Asiana Airlines’, ranë gati 6% në Seul, pas rrëzimit të njërit prej avionëve të saj në aeroportin e San Francisko-s gjatë fundjavës.

Hetuesit amerikanë kanë thënë se Boeing 777 me 307 njerëz zbriti me shpejtësi pistën të shtunën, duke vrarë dy vetë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Analistët thanë se incidenti mund të dëmtojë fitimet e Asiana-s në afat të afërt.

“Çdo linjë ajrore që pëson një ulje me përplasje ka goditur reputacionin e saj në afat të shkurtër”,- tha Chris De Lavigne, një analist i hapësirës ajrore me formë konsultimi Frost & Sullivan për BBC-në.

Pesë persona janë në gjendje kritike në spitalin e San Francisko-s. Tre të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Stanfordit. Gjithsej 181 persona u dërguan në spital, kryesisht me lëndime të lehta.

Kishte 291 pasagjerë dhe 16 persona të ekuipazhit në bord.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›