E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marrëveshjes, sot takimi i radhës Thaçi-Daçiç

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daciç do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Në këtë takim do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton duke komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se për BE-në janë të rëndësishëm aspektet që të vihet deri tek pika që të përmbushen kushtet nga konkluzat e dhjetorit.

Ashton ka theksuar se tashmë ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë për guxim dhe përkushtim, si dhe për punën e vështirë në arritjen e marrëveshjes, ndërsa kryeministri Thaçi ka shprehur besimin se do të arrihet një marrëveshje për këtë dhe se nuk ka kthim prapa përveç zbatimit të marrëveshjes.

Deri më tani delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë zhvilluar dy takime në Bruksel në lidhje me planin për zbatimin e marrëveshjes

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›