A/H1N1,shkon në 96 numri i të prekurve

Shkon në 96 numri i personave të prekur me virusin AH1N1. Ndërkohë që në laboratorin e Virozave pranë Insitutit të Shëndetit Publik, janë duke u egzaminuar edhe mostra të tjera të cilat dyshohen se janë të prekura me gripin e derrit. Sipas drejtorit të politikave shëndetësore pranë ministrisë së shëndetësisë Pëllumb Pipero pritet që numëri i të prekurve nga ky virus brenda mbrëmjes së sotme të kaloj shifrën 100 të prekur. Gjatë prononcimin për "Ora News", Pipero theksoi se pacientët trajtohen në spitalin infektiv dhe vetëm njëri prej tyre në Sanatorium. Ndërkohë vetëm në këtë fundjave janë shfaqur 20 raste të reja. Sipas Piperos hapat me të cilat po përhapet numri i të prekurve me këtë virus është i shpejtë por gjendja është nën kontroll pasi, këto raste janë kaluar pa komplikacione të rënda.