E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbehen shpresat e Blair për kreun e KE-së

Veniten shpresat që Tony Blair të bëhet kryetar i Këshillit të Europës, pasi përkrahësit e tij nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e krerëve të BE-së. Më herët kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, Gordon Brown, tha se Blair do të ishte një "kandidat i shkëlqyer", por Doëning Street tashmë është më pak optimist për këtë. Agjensia e lajmeve BBC shkruan se humbja e Toni Blair për këtë kandidaturë, ka shumë mundësi të ndodhë. Dymond Jonny tha për BBC-në nga Brukseli, se shanset e zotit Blair për t'u bërë presidenti i parë i Këshillit të Europës, një post i krijuar nga traktati, duken shumë më të zbehta se më parë. Sipas korespondentit të BBC-së, kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së mbështetjes nga liderët socialistë europiane, gjë e cila shërbeu për të minuar mundësitë e Blair për t'u ngjitur në këtë post. Kandidatë të mundshëm për këtë post janë :
Tony Blair -ish kryeministër i Britanisë së Madhe, Jean-Claude Juncker - kreu i qeverisë së Luksemburgut, Jan Peter Balkenende - kryeminsitër holandez, Vaira Vike-Freiberga - ish presidente e Letonisë, Wolfgang Schuessel - ish kancelar i Austrisë, Felipe Gonzalez - ish kryeminsitër spanjoll dhe John Bruton - ish kryeministër irlandez .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›