Presidenti bullgar, akuza Gruevskit për pretendime territoriale
Presideti bullgar Georgi Parvanov ka akuzuar kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski për pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Një deklaratë e tillë e liderit bullgar pason takimin e Greuvksit me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu. Sipas mediave rajonale, Parvanov këtë pretendim të Gruevskit e ka lexuar në deklaratën e tij drejtuar emigrantëve maqedonas në Australi, që të mos ndahen në maqedonas të Vardarit, të Greqisë, dhe të Pirinit.
"Deklarata është e palejueshme, aq më tepër kur Maqedonia ka ambicie për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe këtu dua të theksoj edhe më fuqishëm atë që e thashë para nëntë apo dhjetë muajve, në fillim të vitit. Maqedonia duhet t'i plotësojë rigorozisht të gjitha kriteret për anëtarësim, prej të cilëve një pjesë janë të lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe me moslejimin e ndërhyrjes që çështjet kontestuese të futen në kuadër të BE-së"- ka thënë Parvanov. Ai shtoi se në këtë mënyrë, mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, nuk është e pakushtëzuar. "Kjo varet edhe më shumë nga sjellja e fqinjëve tanë", tha Parvanov në një deklaratë për agjencinë bullgare të lajmeve "Fokus".