Zbërthimi i direktivave të plenumit/Nëpunësit e qeverisë së Ramës do vijnë lakuriq në punë, sipas urdhër-porosisë së tij
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në konventën dyditore se nuk duhet të kemi frikë nga lakuriqësia.
“Mos u trembni nga fjala lakuriq ju e dini se unë s’kam frikë nga lakuriqësia, deklaroi kreu i PS përpara të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve, se kjo është e vërteta”.
Është e çuditshme fakti që Edi Rama barazon të vërtetën me lakuriqësinë. Sipas kësaj logjike të gjithë nudistët janë burra të vërtetë.
Sigurisht nga lakuriqësia e Ramës qytetarët nuk është se ka kanë frikë por së paku kanë turp.
Për kryetarin e PS “turpi” është një kategori morale për të cilën nuk shqetësohet as e quan të domosdoshme të pranojë fshehjen e hallateve. Padyshim duke qenë i paturpshëm ai mund të premtojë dhe të mashtrojë të gjithë leshkon që besojnë tek fjalët e tij. Njerëzit me logjikë e kanë të vështirë t’i përgjigjen fyellit të Edi Ramës, i cili premton e përbetohet për mrekulli sikur të ishte rishtar në politikë, në fakt ka 13 vite që qeveris ministri, bashki dhe parti, dhe ka të njëjtat rezultate zhgënjyese. Sipas tij, të gjithë nënpunësit e administratës me ardhjen e Ramës në pushtet duhet të vijnë lakuriq në punë.