E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbogar e Fratini Liberalizimi i vizave brenda vjeshtes

Ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar dhe kolegu i tij Italian Franko Fratini nxisin Bashkimin Europian te perfundojne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovines brenda vjeshtes. Iniciativa pason deklaraten e Komisionit Europian se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina kane plotesuar te gjitha kriteret e nevojshme.

Ne nje leter te perbashket derguar ministrit te jashtem belg Steven Vanacker vendi i te cilit kryson presidencen aktuale te BE ministrat kane kerkuar qe procesi i zgjerimit te BE me vendet e Ballkanit Perendimor te vazhdoje. Ata besojne se brenda tetorit duhet publikuar opinioni per kerkesen e Serbise per fillim te negociatave per anetaresim dhe se Shqiperise dhe Malit te Zi duhet ti jepet statusi i vendit kandidat ne muajt pasardhes.

Ne letren e tyre Zbogar dhe Fratini shprehin deshiren per nisje sa me shpejte te bisedimeve me Maqedonine per anetaresim ne BE dhe perfundimin e negociatave me Kroacine ne fillim te vitit 2011. Kjo eshte letra e katert drejtuar nje vendi qe ka presidencen e BE ne te cilen ministrant shprehin mbeshtetjen per rajonin e Ballkanit Perendimor.

Azhornuar se fundi e merkure 22 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›