E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekreti per kreun e ri te Kushtetueses kalon ne Komisionin e Ligjeve

Dekreti i Presidentit per emerimin e Bashkim Dedes kryetar te Gjykates Kushtetuese kaloi ne komisionin parlamentar te ligjeve pa asnje kundershtim. Perfaqesuesit e pozites dhe te opozites e kane miratuar ate me konsensus. Dekreti pritet te kaloje per votim ne seancen e radhes kete te enjte. Bashkim Dedja do te zevendesoje ne kete post Vladimir Kriston mandati i te cilit perfundoi kater muaj me pare.

Emerimi i kreut te ri te Gjykates Kushtetuese u be vetem nje dite me pare nga presidenti nderkohe qe maxhoranca e akuzoi ate per shkelje te kushtetutes pasi e vonoi dekretin rreth kater muaj. Bashkim Dedja vetem pak muaj me pare u zgjodh anetare i gjykates me te larte ne vend.
Azhornuar se fundi e merkure 22 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›