Zbulime groteske - Wikileaks demaskon sistemin Guantanamo

Zbulimet e fundit te Wikileaks konfirmojne ate per cfare kane dyshuar gjithmone njohesit e lendes. Ne shumicen e rasteve hetuesit e terrorit ne SHBA nuk kane pasur te dhena qe bazuar ne kriteret e shtetit ligjor te justifikonin burgimin e ndokujt ne kampin e te burgosurve Guantanamo. Ne vitet e para pas sulmeve monstruoze terroriste te 11 shtatotir 2001 mjaftonte vetem nje tur i caktuar udhetimi per ne Afganistan per t i shnderruar te dyshuarit ne te burgosur te perhershem te burgut te sigurise se larte ne bazen ushtarake te SHBA-s ne Kube. Per disa te tjere mjaftonte si aresye burgimi vizita ne ndonje xhami te dyshimte apo posedimi i ndonje ore dore te nje marke te caktuar. Ata ishin bujq apo burra qe kerkonin nuse madje edhe femije te cilet kishin fatin ters qe te kapeshin ne zonen e ndonje shperthimi per t u izoluar per nje kohe te papercaktuar ne Guantanamo.
Rreth 800 te burgosur jane arrestuar atje. Vetem rreth dyqind prej tyre mund t u provoheshin me fakte lidhjet me rrjetet terroriste. Dokumentat e burimeve te sherbimeve sekrete te SHBA-se te zbuluara nga Wikileaks konfirmojne Hetuesit e terrorit ne nivel global kane vepruar ne pergjithesi me histeri duke mos bere dallime dhe duke u rembyer per vite te tera lirine njerezve te pafajshem. Guantanamo ishte dhe eshte ne pjesen me te madhe edhe sot nje sistem i arbitraritetit te cilit i mungon baza e shtetit ligjor dhe shperberja e tij rrezikon te mbetet nje nga premtimet deri tani te papermbushura te presidences se Barack Obama-s.
Por nga ana tjeter dokumentat e zbuluara tani tregojne edhe se rreziku nga terrorizmi ka qene dhe eshte edhe sot real. Udheheqja e El Kaidas ishte e fiksuar jo vetem ne sulmet terroriste te inskenuara prej saj por ajo planifikonte edhe krime te tjera - qofte ne aeroportin e Londres apo ne boten arabe. Vetem se superfuqia Amerike nuk e dinte se si duhej te vepronte me kete rrezik. Ajo reagoi pa plan dhe nuk i njihte sa duhet rajonet e prekura. Nje superfuqi ne panik se ciles i shpetuan prej duarsh jo vetem kriteret e zbardhjes solide te krimit por edhe abc-ja e kriminalistikes.
Sot autoret relevante te sulmeve te 11 shtatorit ndodhen ne burg ne Guantanamo. Ndonese tani ata jane nen kontroll me perjashtim te Osama bin Laden-it dhe Mullah Omar-it edhe nen presidentin Obama ata nuk mund te llogarisin me nje proces korrekt juridik. Pervec kesaj dokumentat e zbuluara shtrojne pyetje te reja. Si Cfare roli luan sherbimi sekret pakistanez ISI ne luften kunder terrorit ne rajon. Ka kohe qe ekspertet hamendesojne se ky sherbim e di dhe e mbron vendndodhjen e Osama bin Laden-it. SHBA-ja - edhe kete e deshmojne dokumentat e publikuara - kete sherbim sekret gjoja miqesor e klasifikon tani si organizate terroriste. Nje bombe e forte kjo zbulimi i se ciles mund ti vere para nje sprove te re marredheniet gjithesesi te tensionuara mes SHBA-se dhe Pakistanit.
Autor Daniel Scheschkewitz
Redaktoi Pandeli Pani