Deshtim i forcave afgane te sigurise - Rreth 500 te burgosur arratisen nga burgu i Kandaharit

Ishin qindra te burgosur qe brenda afro kater oresh neper erresire arriten te arratisen nga burgu qendror i Kandaharit. Guvernatori i krahines Turjalai Wessa sqaroi Talibanet perdoren nje taktike te re. Ata kane hapur nje tunel nga nje shtepi banimi deri ne burg. Pastaj te burgosurit kane ikur nga burgu permes ketij tuneli.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guvernatori i Kandaharit Turjalai WessaPak ore pas arratisjes per rastin u prononcuan edhe talibanet. Zedhensi i tyre Zabiullah Mujahid mburrej para gazetareve tuneli ishte 360 metra i gjate dhe jane dashur pese muaj per hapjen e tij.
Burgu qendror i Kandaharit perbehet nga tre radhe ndertesash ne njerin prej te cilave mbahen vetem te burgosurit politike. Aty ka perfunduar tuneli sqaroi guvernatori Wessa. Ne mesin e 475 te burgosureve te arratisur vetem njeri ka qene kriminel. Te gjithe te tjeret ishin te burgosur politike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga burgu i KandaharitEdhe njehere ne vitin 2008 talebanet kishin arritur te organizojne nje arratisje masive. Atehere nga po i njejti burg jane arratisur 400 luftetare si dhe 600 te burgosure te tjere. Kryengritesit kishin perdorur atehere disa atentatore vetvrases dhe arme te renda per te care murin e sigurise se burgut. Si pasoje jeten paten humbur 20 njerez ne mesin e tyre 10 police. Pas ikjes spektakulare perendimi ka ndihmuar me disa milione euro per ndertimin e burgut ne Kandahar si dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne menyre qe ne te ardhmen te pamundesohen arratisjet e tilla.
Kjo eshte hera e trete brenda nje kohe shume te shkurter qe Afganistani tronditet nga ngjarjet negative. Para disa ditesh nje kamikaz ka kryer nje sulm ndaj zyres se Ministrise afgane te Mbrojtjes. Ndersa ne fillim te prillit gjate nje sulmi te protestuesve te zemeruar ndaj bazes qendrore te Kombeve te Bashkuara ne Masar-i-Sharif u vrane disa bashkepuntor te OKB-se. Me kete aksion demonstruesit protestuan kunder djegies se nje Kurani ne nje kishe ne shtetin federal amerikan Florida.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia afgane ne HeratNgjarjet e javeve te fundit ngrejne pyetje te reja. A jane forcat afgane te sigurise ne gjendje qe deri ne vitin 2014 te marrin persiper vet pergjegjesine per sigurine ne vendin e tyre Sipas guvernatorit te provinces Kandahar Turjalai Wessa arratisja masive i nxorri ne pah dobesite e organeve afgane te sigurise Nuk ka dyshim qe organet e sigurise kane deshtuar. Ne e pranojme hapur se ka munguar vigjilenca e nevojshme e forcave te sigurise.
Nje katastrofe qe nuk ka guxuar te ndodhte kurre. Keshtu e vleresoi rastin Waheed Omar zedhenesi i presidentit afgan Hamid Karzai.
Ahmad Achakzai / Esat Ahmeti