E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi parlamenti diskuton rreth Kosoves

Me kërkesë të radikalëve serbë, sot parlamenti debaton rreth Kosovës, me theks të veçantë rreth fillimit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Po ashtu edhe kryeministri Mirko Cvetkovic dhe anëtarët e kabinetit të tij, sipas Telegraf, do t'i përgjigjen pyetjeve te deputetëve lidhur me “përcaktimin e politikës së Serbisë rreth Kosovës, në bazë të rezultateve të deritanishme të bisedimeve të ekipit negociues serb me institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

Ditë më parë, shefi e ekipit negociues serb, Borisa Stefanovic bëri të ditur se nga mesi i majit do të mbahet takimi i radhës midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës lidhur me çështje teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›