E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice konfiskim makinave me targa serbe

Dy ditët e fundit ka rinisur vendosja masive e targave të reja të Serbisë në veri të Mitrovicës. Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka theksuar se policia do të vazhdojë të ndalojë çfarëdo iniciative e veprimi që është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, e në këtë rast do të bëhet edhe konfiskimi i targave serbe.

Sipas RTK-së, shefi i Policisë së Kosovës u ka bërë më dije të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit.

Sipas tij, edhe pse në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve njësitet e Policisë së Kosovës reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›