Zbulime pa kufij - Julian Assange dhe platforma Wikileaks

Assange eshte nje personazh ekzotik ne world wide web. Per ithtaret e tij ai eshte nje hero per qeverine e SHBA-se kercenim serioz per sigurine kombetare Julian Assange themeluesi i platformes se zbulimit te sekreteve WikiLeaks. Ajo u ngrit ne vitin 2006 nga australiani qe merrej me programim dhe pirateri ne rrjet. Emri i platformes vjen nga Wiki per Wikipedia dhe leaks nga anglishtja rrjedhje. Ideja WikiLeaks ben publike per te gjithe ne internet informacione sekrete.
Sigurimi i informacioneve mbetet sekret
Te ashtuquajturit whistleblower informantet te cilet mbeten anonime i dergojne Assange-it dhe kolegeve te tij dokumente origjinale delikate. Bashkepunetoret e platformes se internetit nuk shkruajne asgje gje ne to por i vendosin thjesht ne rrjet per te nxjerre ne shesh sjelljen joetike te qeverive apo kompanive. Motoja e tyre eshte ne rast dyshimi publikojme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Julian Assangit i behet procesi per ngacmim seksual
Keshtu ish-presidenti kenian Daniel Arap Moi gjeti njehere ne WikiLeaks nje liste me parate publike qe ai dhe familja e tij kishin pervetesuar ne menyre te paligjshme. Ish-kandidatja republikane per zevendespresidente Sarah Palin mund te lexonte ne faqet e WikiLeaks mailet e saj private. Ne platforme jane dokumentuar nder te tjera keqtrajtimet e te burgosurve ne kampin e Guantanamos dhe nje video e cila tregon nje sulm te nje helikopteri ushtarak amerikan kunder civileve irakiane.
Vitin e kaluar platforma arriti njohje nderkombetare pasi publikoi me shume se 90.000 faqe nga dokumente te fshehta te administrates amerikane mbi luften ne Afganistan. Ne mesin e tyre sipas vleresimeve jane edhe emrat e shume pjesetareve te ushtrise por edhe ato te informanteve. Shume revista te njohura si ajo gjermane Spiegel dhe ajo britanike Guardian vendosen te publikonin pjese nga ato dokumente.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Julian Assange del te henen para gjyqit 12.07
Cfare fshihet prapa imazhit te Julian Assange
Qysh atehere eshte ndezur nje debat se cfare i lejohet dhe cfare jo nje platforme interneti. A eshte fjala per spiunazh apo opinioni publik ka te drejte te mesoje se cfare ndodh prapa kulisave te luftes
Qeveria ne Uashington prej vitesh e lufton Julian Assange-in dhe bashkepunetoret e tij nje dokument mbi kete strategji te sherbimit te fshehte amerikan mund te lexohet gjithashtu ne WikiLeaks. Prej mese gjashte muajsh Julian Assange ndodhet ne arrest shtepie ne Londer. Ate e kercenon ekstradimi ne Suedi ku akuzohet se ka abuzuar seksualisht dy gra. Assange i hedh poshte akuzat dhe e sheh veten si viktime te nje komploti politik.
Autor Friederike Schulz/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi
Lindita Arapi