Kryeprokurori rus: Unë spiun i CIA-s? Delirime të “Wikileaks”

“Delirime” dhe asgjë më shumë. Kështu i ka konsideruar spekulimet e “Wikileaks”, Kryeprokurori i Rusisë, Yuri Chaika, lidhur me bashkëpunimin e tij me inteligjencën amerikane.
Në një material të zbuluar nga faqja që ka publikuar disa qindra mijëra dokumente të klasifikuara amerikane, figuronte edhe një email të një agjensie me lidhje të ngushta me CIA-n, që përfshinte “pikëpamjet” e Chaikas, në lidhje me luftën e klaneve të interesave brenda Kremlinit. Ku sipas dokumentit, ky klan ishte i përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet ndaj grupit të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Igor Sechin dhe Shefi i Shërbimeve të Sigirimit, Nikolai Patrushev.
Zëdhënësi i kryeprokurorit deklaroi se publikimi i këtyre materialeve në këtë moment ka si qëllim të vetëm destabilizimin e Rusisë, përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
Megjithatë, spekulimet janë përcjellë gjerësisht në mediat ruse dhe mund të dëmtojnë rëndë pozitat e tij zyrtare.