E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Hollande zotohet për taksimin e të pasurve me 75%

“Personat që kanë të ardhura mbi 1 milionë euro duhet të paguajnë taksa deri në 75% pasi nuk është e mundur të kesh një nivel të tillë të ardhurash”, tha ai.

Gjatë një prononcimi në TV, ai premtoi se nëse zgjidhet, ai do të zhbënte punën tatimore të kryer nga administratës së Sarkozisë.

Hollande është sulmuar ashpër lidhur me çështjen e taksave nga kundërshtarët e tij politik.

Sondazhet tregojnë se hapësira e madhe mes kandidatit socialist dhe Sarkozisë është zvogëluar. Dy kandidatët pritet të shkojnë në balotazh me 6 maj, pas eleminimit të kandidatëve të tjerë me 22 prill./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-28 16:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›