Skandali i naftës virgin, kërkohet gjykim i shkurtuar

Vetëm dy prej të pandehurve, përkatësisht biznesmeni i fuqishëm, Hajri Elezaj, pronar i “Euroil” sh.a , dhe Bledar Rama, të cilët janë zhdukur, duke u shpallur në kërkim.
Gjatë seancës, biznesmeni Ilias Fisheku, ka kërkuar që dosja e tij të veçohet nga të tjerët si dhe të bëhet gjykim i shkurtuar. Të njëjtën kërkesë e bëri dhe ish-punonjësi i Anti-kontrabandës, Arjan Daci.
Lidhur me kërkesat e të pandehurve, prokuroria e çështjes Daniela Sulaj kërkoi kohë për tu dhënë përgjigje. Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua në mars të vitit të shkuar, pas deklarimeve të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, se në vend tregtohej naftë jashtë cilësisë, duke shkelur ligjin.
Nafta bëhej gati për eksport, por më pas rikthehej sërish, duke u nxjerrë në treg. Midis të arrestuarve në atë kohë, ishin Hajri Elezaj, Ilias Fisheku, Martin Fisheku, Bajram Fisheku, Dashamir Kasaj, Edmond Ferraj, Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prence, Reshat Aleksi, si dhe Kadri Hajredini, etj.
2012-02-29 08:37