E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimi i kerkuari nga FBI jeton qetesisht ne Kosove

Prishtine 24 Nentor 2010 - Shtetet e Bashkuara e konsiderojne Bajram Asllanin si njerin nga njerezit me te kerkuar por per shkak te statusit te pazakonshem nderkombetar te Kosoves nuk kane mundesi ta ekstradojne dhe ta marrin ne pyetje njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Per dallim nga te tjeret ne listen e me te kerkuarve Asllani nuk eshte duke u fshehur ne ndonje shkretetire te larget apo male te dendura.

Ai jeton haptazi me familjen e tij ne Kosove nje shtet ballkanik pro-amerikan ne te cilin rreth 800 ushtare amerikane ndihmojne ne ruajtjen e paqes se brishte midis shumices shqiptare dhe pakices serbe.

Nje polic miqesor madje tregon rrugen qe con te shtepia e Asllanit ne Mitrovice kur pyetet nga nje gazetar.

Rasti i Asllanit eshte zene ne mes te nje sistemi te perzier ligjor ne Kosove sistem ky i cili ua ka lene hapesiren gjykatesve dhe prokuroreve te Bashkimit Evropian te merren me raste te medha si terrorizmi dhe krimet e luftes.

Posteri i FBI-se Wanted i publikuar ne Internet e ka nderlikuar jeten per Asllanin i cili jeton me nje perfitim shteteror te papunesise prej 75 eurosh se bashku me gruan e tij dhe tre femijet.

E kam humbur punen dhe ndonjehere nuk kam mjaft per te ushqyer femijet e mi thote ai pasi i ofroi mysafirit nje gote me leng dredheze ne shtepine e tij te vjeter.

Askush nuk me merr ne pune. Te gjithe me thone ti je terrorist ke sulmuar amerikanet citohet te kete thene Asllani.

Ne posterin e FBI-se shkruan Bajram Asllani dyshohet te kete bashke-komplotuar me nje grup prej tete individesh ne Shtetet e Bashkuara te cilet dyshohet se kane bashke-komplotuar per tu angazhuar ne xhihad te dhunshem apo lufte te shenjte dhe per te mbledhur para per muxhahedine ose luftetare te angazhuar ne xhihad te dhunshem.
Asllani nje 30 vjecar nga Kosova eshte arrestuar ne qershor por eshte liruar pasi gjykatesit e Bashkimit Evropian refuzuan kerkesen e Shteteve te Bashkuara per ekstradimin e tij.

Gjykatesit e BE-se paten thene se Shtetet e Bashkuara nuk kane ofruar baza te mjaftueshme per te besuar se Asllani i kishte kryer keto vepra dhe njekohesisht kane cituar mungesen e nje marreveshjeje ekstradimi midis Uashingtonit dhe Prishtines.

Nderkaq vete Asllani pohon se eshte i pafajshem.

Baze per islamin ekstremist

Njeriu te cilin FBI e konsideron si shume te rrezikshem jeton afer nderteses se Kombeve te Bashkuara dhe ne ditet e rendomta ai kryen lutjet ne nje xhami lokale duke pershendetur policet kur del per te blere ushqime.

Pamja e tij eshte e njejte me ate qe gjendet ne faqen e Interpolit e ne te cilen keshillohen ata qe kane informacione mbi vendndodhjen e tij qe te kontaktojne policine apo vete Interpolin.

Jam viktime e sherbimeve sekrete thote Asllani i cili akuzohet se ka ofruar material mbeshtetes per terroristet e dyshuar dhe se ka komplotuar per te vrare dhe lenduar njerez.

Ai akuzohet se ka lidhje me njerez nga Karolina e Veriut te arrestuar vitin e kaluar per nje komplot te dyshuar per te sulmuar bazen e marines amerikane ne Quantico te Virxhinias dhe plane te dyshuara per te lenduar njerez ne Kosove Jordani dhe ne Rripin e Gazes.

Per Asllanin thuhet se ishte pergatitur te bleje toke ne Kosove per te ndertuar nje baze per islamin ekstremist duke perfshire nje depo armatimi dhe trajnim per luftetaret me synimin per te kryer akte terroriste ne bote.

Ne vazhdojme te synojme gjykimin e tij ne Shtetet e Bashkuara ka thene zedhenesi i Departamentit amerikan te Drejtesise Dean Boyd.

Ne shtator te 2009-es nje gjykate serbe ka denuar Asllanin ne mungese me tete vjet heqje lirie per shitjen e armeve te militantet islamike nje akuze te cilen ai e mohon.

Shtepia e tij ne Mitrovice gjendet vetem disa qindra metra larg lumit Iber i cili ndan kete qytet ne pjesen qe kontrollohet nga Qeveria e Kosoves dhe ate qe eshte besnike ndaj Beogradit zyrtar.

Por nuk jane vetem Shtetet e Bashkuara dhe Serbia vendet qe duan ta shohin Asllanin prapa grilave. Qeveria e Kosoves ka aprovuar kerkesen e Sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton per ekstradimin e tij.

Amerikanet dine dicka per te dhe nuk do ta akuzonin dike qe nuk ka bere gje citohet ti kete thene agjencise Reuters nje burim nga Qeveria e Kosoves i afert me rastin ne fjale.

Ai eshte dashur te shkoje ne Shtetet e Bashkuara dhe te perballet me akuzat thote ky burim.

Bajram Asllani thote se e gjitha qe i ka mbetur eshte familja dhe besimi fetar me te cilin thote se ka arritur te kaloje tmerret gjate luftes se fundit ne Kosove.

Kam pare njerez me zemra te nxjerra pa koka dhe pas luftes kam pasur shume trauma. Islami me ka ruajtur nga keto trauma dhe e falenderoj Zotin per ndihmen qe ma ka dhene thote Asllani.

Qe prej akuzave ai thote se cdo gje eshte e zeze. Po te isha i armatosur dhe i rrezikshem nuk do te isha ketu dhe do te kisha kushte me te mira jetese thote i kerkuari nga FBI.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›