BE ndihmon Policine Kufitare te Kosoves

Prishtine 25 nentor NOA - Zyrtarisht eshte shenuar permbyllja e projektit te binjakezimit te financuar nga Bashkimi Evropian Perforcimi i Sundimit te Ligjit- Policia Kufitare si projekt i pare i binjakezimit ne fushen e sundimit te ligjit ne Kosove. Kontrolli kufitar i Kosoves pas implementimit te ketij projekti 18 mujor eshte ne gjendje te kryej pune te standardeve evropiane ne harmoni me Kodin Kufitar te Shengenit.
Lidhur me kete Melvin Asin zv/drejtor i Operacioneve ne Zyren nderlidhese te KE-se thase projekti ka vendosur standarde per kontrollin kufitar ne Kosove. Ne raportin e Progresit te Kosoves 2010 eshte theksuar se Kosova ka bere disa perparime sa i perket menaxhimit te kufijve. Tani per Kosoven si sfide do te jete mbajtja e ketyre standardeve dhe permiresimi i atyre qe jane arritur deri me sot.
Projekti gjithashtu eshte perqendruar ne sigurimin e zbatimit te Menaxhimit te Integruar te Kufijve pergjate tere vijes kufitare te Kosoves permiresimin e struktures se Policise se Kosoves si dhe legjislacionit perkates.
Kete e theksoi edhe ndihmes-drejtori per Policine Kufitare te Kosoves Shaban Guda.
Disa nga komponentet e projektit te binjakezimit qe jane shume te rendesishme per policine kufitare te PK-se janeristrukturimi i policise kufitare duke mundesuar qe te kemi nje strukture qe i pergjigjet kerkesave te kohes dhe duke u bazuar ne praktikat me te mira te BE-se permiresimi i infrastruktures ligjore dhe trajnimet profesionale theksoi Guda duke falenderuar Komisionin Evropian per kete projekt.
n.e/NOA