E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje Bashke eshte e mundshme

Prishtine 25 nentor NOA - Keshillat per Zhvillimin e Qendrave te Levizjes Vetevendosje organizuan se fundmi tubime publike me qytetaret ne komunat e Besianes Pejes Prishtines Gjilanit Kacanikut Prizrenit Vitise Sharrit si dhe te Ferizajt. Se pari ne Besiane ku te pranishem ishin rreth 100 qytetare folen Albin Kurti bashke me aktivistet Ali Lahu Rexhep Selimi Flaka Dika e Sylejman Pireva.

Kurti i cili shpalosi programin politik te Levizjes duke u koncentruar me shume ne dy shtyllat kryesore te ketij programi qe jane shtetndertimi dhe zhvillimi ekonomik. Levizja Vetevendosje eshte shume e fuqishme per dy arsye sepse ka program te fuqishem dhe per shkak se ka organizim te fuqishem. Pavaresia e Kosoves eshte vetem formale ngase ajo nuk erdhi si rezultat i se drejtes per vetevendosje. Levizja eshte mundesia e vetme per ndryshime tha nder te tjera Kurti.

Kure ne Peje u takuan banoret e Vitomirices te Trebovicit si dhe te Naberxhanit.

Para qytetareve te pranishem Bajram Binaku foli per historikun e Levizjes si dhe shpalosi programin politik Bashke eshte e mundshme.

Pastaj fjalen e mori Avdi Shkreli i cili nder te tjera tha se Levizja eshte per ndryshimin e karakterit te shtetit dhe te kultures qeverisese ne te mire te gjithe qytetareve te Kosoves.
Ne Prishtine Levizja mbajti tubim me banoret e Besise e te Lebanees. Formimit te Pikes i parapriu shpalosja e programit politik te Levizjes.

Aktivisti Nezir Myrtaj shpalosi pikat programore ndersa ne diskutim me qytetaret u angazhuan edhe aktivistet Florie Drevinja Skender Limani Jashar Alia Agim Sylejmani e Jusuf Demiri

Pas shpalosjes se Programit dhe diskutimit te zhvilluar pjesemarresit e tubimit u anetaresuan ne Levizjen Vetevendosje dhe u zgjodh Keshilli i Pikes per keto fshatra.

Tubim tjeter u mbajt edhe me qytetaret e fshatrave Bardhosh Trude dhe Milece te komunes se Prishtines.

Takime te tilla pasuan me tek diten e djeshme edhe ne Gjilan me Kacanik ne Prizren dhe ne Viti Ferizaj.

Jemi ndryshe nga politikanet tjere ne duam qe politiken ta kthejme tek qytetari pakenaqesia eshte rezultat i shkeputjes se politikaneve nga qytetaret. Kemi nevoje per nje organizim te fuqishem te perbashket dhe per nje ideal. Pikerisht Levizja Vetevendosje eshte bazamenti kryesor dhe slogani i saj Bashke eshte e mundshme thote shume thane aktivistet gjate ketyre takimeve.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›