Liri Berisha dhe Presidenti Topi homazhe per Merita Agalliun

Drejtueses se projektit Rruga e Paqes Merita Agalliut i eshte dhene lamtumira e fundit diten e djeshme nga familjaret dhe miqte. Homazhet jane zhvilluar ne Qendren Kulturore te Forcave te Armatosura dhe mes te pranishmeve ishin Presidenti Bamir Topi dhe znj. Liri Berisha te cilet nderuan me dhimbje dhe respekt drejtuesen e projektit Rruga e Paqes lsquoKosove-Shqiperi-Maqedoni. Zonja Berisha eshte shprehur Ka qene mjaft trondites lajmi i ndarjes nga jeta e Merites apo sic e quanim ne Merita e Paqes. Nje grua me nje energji te jashtezakonshme shume aktive me nje zemer bujare nje nene shume e dhimbsur. Eumlshte nje humbje e madhe per te gjithe ata qe e kane njohur vecanerisht per familjen e saj. Ndersa kreu i shtetit vendosi nje kurore me lule dhe i shprehu ngushellimet djemve dhe miqve te bamireses shqiptare. Projekti i fundit me te cilin Merita po punonte ishte Rruga e Mijevjecarit per Paqen nje nisme e Presidentit Topi per ndertimin e nje rruge ne Liqenin Artificial me pllaka te dhuruara nga presidentet e gjithe botes ne nderim te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Rruga pritet te perurohet gjate tetorit ne diten e lumturimit te Nene Terezes. Merita dhe Panajot Proshka u gjenden te vrare ne banesen e tyre ne afersi te Gardes se Republikes pasditen e te premtes. Uniformat blu te kryeqytetit shkuan ne vendngjarje dhe ngriten nje grup hetimor per zbardhjen e skenes se vrasjes nga hetimet paraprake rezultoi se i shoqi Panajoti ka qelluar fillimisht ne drejtim te 48-vjecares duke e lene te vdekur ne vend dhe me pas ka qelluar veten. Mesohet se krimi ne familje ndodhi pas nje konflikti mes bashkeshorteve te cilet ishin vetem ne apartamentin ne te cilin jetonte Merita. Mesohet se sherri ka ardhur per disa probleme financiare dhe borxhe qe kishte ish-ushtaraku i cili ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar te shoqen dhe me pas veten me te njejten arme zjarri. Trupat e pajete te ciftit jane gjetur nga djali i tyre i cili ka lajmeruar forcat e rendit.