E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen disa vjedhje, kapen 3 te rinj

Tre te rinj, te dyshuar si autore te disa vjedhjeve ne kryeqytet, jane prangosur nga policia e kryeqytetit. Sherbimet e hetimit te krimit te Komisariatit te Policise nr.1 arrestuan dy te rinjte Erti Shala 21 vjec dhe Klaudjo Grembi 22 vjec, te dy banues ne qytetin e Fierit, pasi dyshohen se me date 21 shkurt te ketij viti gjate nates, ne bulevardin "Bajram Curri", kane vjedhur ne lokalin ne pronesi te nje qytetareje, nje kompjuter lap top, tip "Pacart Bell"si dhe shumen e parave prej 8 mije lekesh. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua kompjuteri. Gjithashtu u be ndalimi i Olti Buzit 20 vjec, banues ne Tirane, pasi ne bashkepunim me dy te arrestuarit e tjere, dyshohet se kane kryer disa vjedhje ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›