Zbulohen dy varre masive në Srebrenicë
Tashmë 14 vite pas masakrës së Srebrenicës, ushtarët holandezë kanë zbuluar dy varre masive në zonën e ish-bazës së tyre ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat iu referohen raportimeve të mediave të Bosnjës. Sipas këtyre raportimeve, ushtarët holandezë kanë zhvarrosur, javën e kaluar, gjashtë civilë dhe dy foshnje nga këto varreza. Civilët e zhvarrosur thuhet se kanë vdekur për shkaqe natyrore ose kanë bërë vetëvrasje.
Raportet bëjnë të ditur se informatat për ekzistencën e këtyre varrezave i janë dorëzuar shoqatës për viktimat e Srebrenicës nga batalioni holandez në fillim të muajit korrik. Më 11 qershor të vitit 1995 Srebrenica ishte pushtuar nga forcat serbe. Ushtarët holandezë, në atë kohë, lejuan forcat serbe të largojnë të gjithë burrat nga kampi. Si pasojë e kësaj rreth tetë mijë burra boshnjakë u vranë dhe më shumë se 30 mijë fëmijë, burra dhe gra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.