Kosovë, KQZ diskuton vendosjen e kamerave në qendrat e votimit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Kosovës njoftoi se kërkesa e partive opozitare për vendosjen e kamerave në vendvotimet e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit do të diskutohet fillimisht në Këshillin e Buxhetit, që duhet të bëjë përllogaritjen e kostos. Sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta "vendimi përfundimtar për kamerat në vendvotime apo në qendrat e numërimit të votave do të merret pasi të bëhet vlerësimi i kostos së tyre".
Aleanca Kosova e Re (AKR) i ka bërë KQZ-së kërkesë zyrtare me shkrim për instalimin e kamerave nëpër vendvotime në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Në deklarimet e tyre, kamera në vendvotime kanë kërkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lidhja Demokratike e Dradanisë (LDD) dhe Partia Reformiste ORA.