Bakojanis: Emrin, ose do bllokojmë Maqedoninë në NATO e BE
Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani deklaroi se Greqia do të vazhdojë bllokimin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE nëse nuk gjendej një zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjet për emrin mes Athinës dhe Shkupit.
"Zgjidhja e çështjes së emrit është e domosdoshme për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë", tha Bakojani.''Zgjidhja e problemit do të hapte rrugën për një bashkëpunim të ardhshëm'', shtoi Bakojani. "Me politikën që po bëjnë, autoritetet e Shkupit po pengojnë integrimin euroatlantik qytetarëve të tyre", theksoi shefja e diplomacisë greke.
Bakojani tha se qëndrimin e Greqisë lidhur me mosmarrëveshjet për emrin e pranuan edhe partnerët e saj ndërkombëtarë si në Bukuresht, në Samitin e NATO-s, ashtu edhe në Bruksel, në kuadër të BE-së.