E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen emrat e kabinetit te ri

Jane zbuluar emrat e pare te kabinetit te ri qeveritar, qe do te kryesohet edhe per kater vitet e ardhshme nga kryeministri Berisha.

Sipas informacioneve te fundit, deputeti i PD Lulzim Basha do te marre postin e ministrit te Brendshem, Sokol Olldashi te Drejtesise, Genc Pollo te Mbrojtjes dhe Genc Ruli te Transporteve.

Nderkohe, deputetet e tjere te PD, Ridvan Bode dhe Majlinda Bregu do te vazhdojne te drejtojne dikasteret qe kishin, perkatesisht Ministrine e Financave dhe ate te Integrimit.

Kyetari i PR, Fatmir Mediu do te drejtoje Ministrine e Mjedisit, ndersa Eqerem Tafaj, Albana Vokshi dhe Spiro Ksera, qe jane edhe emrat e rinj te kabinetit, do te drejtojne dikasteret e Arsimit, Bujqesise dhe Ceshtjeve Sociale.

Ne ekzekutivin e ri do te bejne pjese edhe kryetari i LSI Ilir Meta, si zevendeskryeminister dhe minister i Jashtem, si dhe Dritan Prifti dhe Petrit Vasili, njeri minister i Ekonomise dhe tjetri i Shendetesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›