E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen foto të reja të Anjezës me menaxherin e saj nga Gjermania



Këngëtarja Anjeza Barnka i përgjigjet me rezerva pyetjet sonë në lidhje me menaxherin e saj, me të cilin janë parë këto kohët e fundit shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë. Dalja e tyre e parë publike ishte në një festë të organizuar në club “Baroque”, disa javë më parë në Tiranë, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur VIP, dhe personazhe të bërë të njohur në reality show-un “Big Brother”. Gjatë gjithë mbrëmjes, Anjeza ka qenë në shoqërinë e menaxherit që jeton Gjermani dhe që programon e ndjek koncertet e këngëtares në gjithë diasporën. Kemi zbuluar foto të tjera të tyre që i kanë realizuar gjatë udhëtimeve që bëjnë për koncerte në Gjermani, Hollandë, apo shtete të tjera. Duket se diçka më shumë ekziston në miqësinë e tyre, por gjithsesi të vërtetën mund ta thotë vetë këngëtarja kur të ndihet gati. Anjeza Branka pas ndarjes nga i fejuari nuk ka deklaruar asnjëherë të ketë krijuar ndonjë lidhje të re. Këto muaj, ajo ka qenë shumë e pranishme në muzikë me këngë e klipe të reja. Së fundi nxori në treg albumin e ri, ku nëntë këngë janë hit-et e saj dhe pjesa tjetër krijime të reja në rrymat RnB, të lehta, balada apo RnB folk. Ndërkohë që po punon dhe për një këngë të re, që pritet të jetë hit vere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›