E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Hysenbelliu feston ditëlindjen - Futbollisti i “Barit” me limuzinë e femra kubiste



Futbollisti i Barit, Fatmir Hysenbelliu, ka festuar 18 vjetorin e ditëlindjes në Tiranë, në një natë plot aventura, balerina kubiste dhe shampanjë. Ai e ka nisur me shëtitje me limuzinë në Tiranë natën e 3 prillit, i vetmi mashkull në shoqërinë e njëzet mikeshave të përzgjedhura nga ai vetë. Më vonë, atij iu bë një pritje gjithë atmosferë, me të ftuar të veshur shik te club “Mumja”, një natë surprizë, e organizuar nga i ati, biznesmeni i njohur, Irfan Hysenbelliu. Club “Mumja” ishte prenotuar vetëm për futbollistin dhe festa ka zgjatur deri në orët e para të ditës tjetër. Në festë ra në sy dhe prania e personazheve të njohur të ekranit, mes tyre këngëtarë, futbollistë dhe balerina. Mbrëmja u bë spektakolare, në momentin kur kërcyen disa balerina kubiste, edhe kjo një surprizë e të atit. Të ftuarit u pritën nga katër vajza të bukura, dhe festa përfundoi me hapjen e shisheve me shampanjë. Të pranishmit u kthyen në shtëpitë e tyre me limuzinë. Ajo që bëri përshtypje ishin dhuratat e shumta që futbollisti mori atë natë, të gjitha firma të njohura si; Louis Viton, Burberry, Armani. Dhurata më speciale ishte ajo e babait, një orë “Rolex”. Futbollisti Hysenbelliu, që luan me skuadrën e Barit, është shumë i lidhur me jetën në Tiranë, dhe kjo është arsyeja që çdo dy javë ai udhëton drejt Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›