E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxehet Noizi te diskoja “Rinora 4” në Zvicër



Koncerti i fundit i rep këngëtarit Noizy në Zvicër, do të mbahet mend shumë gjatë. Përveç biletave të shitura në numër rekord, atmosfera e krijuar nga këngëtari atje me hitet e tij ka qenë vërtetë e nxehtë. Si për fillim, Noizy para publikut është paraqitur i veshur, ndërsa me kalimin e kohës kur dhe atmosfera ka kaluar në temperatura të larta, koha e mirë verore dhe femrat e bukura përrreth, e kanë bërë këngëtarin që të zhvishet dhe të vazhdojë programin e tij. Me këtë rast ka filluar ekzaltimi i fanseve femra, të cilat nuk janë përmbajtur në asnjë moment. Afrimi pranë këngëtarit ka qenë e pamundur, pasi skena ku ka performuar ai në diskotekën “Rinora 4” ka qenë e lartë ndërsa sigurimi shumë strikt, gjë që ka bërë të pamundur ngjitjen e tyre. Përveç tatto-ve dhe trupit në formë, gjatë performancës Noizy ka treguar edhe të brendshmet firmato “Calvin Klein”, ndërsa xhinset e lëshuara poshtë janë pjesë e stilit të tij! Pas Adelina Ismailit, Noizy është pjesë e këngëtarëve të zgjedhur që performojnë në këtë diskotekë, pasi në shumë evenimente në “Rinora4” paraqiten vetëm Dj dhe këngëtarë të huaj. Noizy, kohëve të fundit ka filluar të bëhet këngëtar i preferuar nga publiku dhe sidomos për femrat, pasi jep shumë koncerte gjithandej nga jetojnë shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›