E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përmbytjet në Kentaki të SHBA, të paktën 15 viktima! Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në Kentaki si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur vendin. Guvernatori Andy Beshear e cilësoi atë si fatkeqësinë më të keq në historinë e shtetit. Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin amerikan të Appalachia që nga e enjtja.

Uji vërshoi nga shpatet e maleve, duke përmbytur shtëpi, fabrika dhe rrugë në Kentakin lindor. Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë për të shpëtuar familje të shumta që u strehuan në çatitë e shtëpive të tyre.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki dhe ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga moti i keq. Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në Shtetet e Bashkuara./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›