Zbulohen kufomat e 8 të huajve në Afganistan
Trupat pa jetë të gjashtë gjermanëve, të shpuara nga plumbat janë zbuluar nga policia në një zonë malore në verilindje të vendit. "Ne gjetëm trupat pa jetë të gjashtë gjermanëve, dy amerikanëve dhe dy afganëve," tha sot shefi i policisë së Badakskanit, Aka Noor Kentus.
Talebanët kanë pranuar se janë përgjegjës për vrasjen e mjekëve. Rebelët kanë vrarë "nëntë misionarë të krishterë", që kishin me vete biblën, tha me telefon nga një vend i panjohur zëdhënësi i talebanëve, Sabihullah Mudschahid.
Vrasjet duhet të kenë ndodhur dy javë më parë. Të vrarët janë gjetur ditën e enjte, tha Kentus.
Një afgan e ka mbijetuar sulmin që ka ndodhur në një zonë shumë të largët dhe ka arritur të shkojë në një stacion policie. Të vrarët janë identifikuar në bazë të pasaportave të tyre.
I mbijetuari ka treguar se grupi përbëhej nga mjekë okuliste, që ndodheshin në rrugë për në provincën fqinjë Nuristan.
Mjekët janë ndaluar ditën e fundit të udhëtimit nga një grup njerëzish të armatosur.
Këta i kanë vendosur ata në rresht dhe i kanë ekzekutuar.