Hungaria kundërshton BE-në dhe FMN-në
Kryeministri i ri konservator i Hungarisë, i zgjedhur në fund të muajit prill, Viktor Orban, ndihet i fortë.
Në fund të fundit ai gëzon në parlament një shumicë komode prej dy të tretash. Orban ndihet madje aq i fortë sa tani është gati të hyjë në konflikt me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian.
Kryeministri njoftoi se Hungaria do ta arrijë këtë vit objektivin buxhetor për një deficit prej 3,8 për qind të bruto prodhimit brendshëm.
Ai nuk do të zbatojë masa të tjera kursimesh, megjithëse për to ishte rënë dakord me BE-në dhe FMN-në, të cilat në këmbim akorduan një kredi emergjente prej 20 miliardë eurosh.
Kjo kredi ishte negociuar nga ish-qeveria socialiste e Hungarisë dy vjet më parë, kur vendi gjendej në prag të falimentit shtetëror.
Vitin e ardhshëm Viktor Orban synon t'ia dalë mbanë pa ndihmë ndërkombëtare dhe heq dorë nga këstet e fundit të kredisë së FMN-së.
Borxhet, të cilat duhet të shlyhen vitin e ardhshëm, qeveria konservatore do t'i paguajë nëpërmjet ri-financimit në tregun e lirë të kapitalit.
Nëse kjo do të ketë sukses mbetet të shihet.
Dy agjenci vlerësimi risku kanë kërcënuar paraprakisht me uljen e notave për obligacionet shtetërore hungareze.
Megjithatë, vetëm një javë më parë, Hungaria ia doli mbanë të shiste në treg obligacione shtetërore afatgjata.