E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në Rusi shkaktojnë mizori

Qindra vatrat e zjarreve në Rusi që tashmë kanë sjellë vdekjen e 52 njerëzve, vazhdojnë të shkaktojnë pengesa në transport dhe të ngritin dyshime për aftësinë e zjarrfikësve për t’i vënë flakët nën kontroll.

Dhjetëra aeroplanë komercialë kanë shmangur aeroportin e Moskës, ku shkalla e dukshmërisë është rënduar keq nga tymi i dendur.

Nivelet e ndotjes në Moskë janë pesë herë më të larta se zakonisht, ndërsa shkalla e vdekshmërisë u rrit 50 për qind më shumë, për dallim nga korriku i vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›