Zbulohen reliket e bandes Vatra

Zbulohen reliket e bandës "Vatra" në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albonologjike. Dy studiuesit Arjola Prifti dhe Ferderik Stamati prej kohësh i janë përkushtuar identifikimit të objekteve të veçanta. Tashmë identifikohen daullja, trumbeta, një kapele dhe xhaketa e instrumentistit.
Thuhet se kjo bandë u formua më 17 dhjetor të vitit 1916, në qytetin e Usterit të Amerikës. Faik Konica dha mendimin që ajo të quhej Banda Kombëtare “Vatra” e që kjo bandë të kthehej në Shqipëri, ku të merrte pjesë në çlirimin e saj dhe menjëherë mbas çlirimit të shpërndahej.
Stamati thotë se akoma janë në kërkim të partiturave dhe objekteve të tjera qe posedohen nga pasardhësit ndërsa sa i takon restaurimit ai thotë se është një proces i vështirë pasi objektet janë të dëmtuara.
Fillimisht nga kjo bandë muzikore u zbulua flamur i vjetër me shkronjat: “Banda kombëtare “Vatra” dhuratë nga shoqëria drenovare “Bashkimi” 1918”.