Mirdite bllokohen 8 kamione me lende drusore

Tetë kamionë me lendë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në pyjet e Mirditës janë bllokuar nga policia e këtij rrethi. Në pranga kanëë përfunduar mbi 10 persona, ndërsa sipas policisë po punohet nëse këta drejtues automjetetsh ishin të organizuar apo po vepronin individualisht. Përveç bllokimit të mjeteve dhe arrestimit të drejtuesve të automjeteve dhe të sharrxhijve, policia ka bërë dhe bllokimin e 7 motorrsharrave që ishin në përdorim nga autorët që prisnin ilegalisht dru në pyll. Policia e Mirditës njofton se aksioni do të vazhdojë dhe ditëve në vazhdim, sikurse po hetohet për të realizuar një skemë të plotë se si funksionon ky fenomen.