E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Idrizi Presidenti i ri ti kushtoje rendesi ceshtjes came

Bisedimet mes përfaqësuesve të partive politike për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit u ulën sot në një takim kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe atë të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit të dy drejtuesi i mëshuan me forcë faktit se Presidenti i ri duhet të zbatojë Kushtetutën. Por sipas tyre përpara se të ketë një emër për një post të tillë, është i nevojshëm të ndërtohet një proces që të rezultojë me një President konsensuale. 
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi  e vlerësoi takimin me ramin si një moment që i shërbën vendit. Sipas tij, zgjedhja e Presidentit kërkon dialog me mazhorancën për emrin. Por nga ana tjetër, Idrizi bëri publik dhe kërkesën e partisë së tij për një proces të tillë. Në gjykimin e Idrizit, Presidenti i ri duhet t’i kushtojë rëndësi zgjedhjes së çështjes çame. 
Ndërkohë që kryetari i PS-së, Edi Rama shprehu gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me forcat e tjera politike me qëllim krijimin e një procesi, fillimisht, gjë e cila do të formulonte dhe mënyrën e zgjedhjes së emrit për një post të tillë. 
“Dëshirojmë të shohim çdo mundësi për të krijuar një proces, më pas të shkojmë tek emri. Tek kjo zgjedhje varet integrimi ynë në BE. Presidenti është një garanci më shumë për palët në zgjedhjet e ardhshme, ndaj nevojitet konsensus. Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar për të pasur një dialog”, vuri në dukje rama, pas përfundimit të takimit me Idrizin. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›