E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen vrasësit e Shefko Sallkoviqit?

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 19:16

Katër serbët e arrestuar para dy ditësh në Serbi për trafikim droge, janë njëherësh të dyshuarit kryesor për vrasjen e Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviq, më 8 dhjetor në fshatin Podstenje të Albanikut, ka bërë të ditur një burim i Kosovapress-it në veri.

Sipas burimit, këta persona kanë qenë të përfshirë edhe në plagosjen e Srgjan Petroviq, më 22 dhjetor në magjistralen e Ibrit, po ashtu në afërsi të Albanikut.

Bëhet fjalë për Radomir Deliq dhe Jugosllav Petroviq, të dy këta pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, si dhe dy personat Ivan Zhiviq dhe Ivan Millosheviq.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë kanë thënë se nuk janë në dijeni në lidhje me këtë, por kanë shtuar se policia është duke i kryer hetimet rreth vrasjes së liderit boshnjak të Albanikut, dhe se hetimet janë në rrugë të mbarë për t’u ndriçuar. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›