E Diel, 1 Nëntor 2026

City, 35 milionë euro për De Rossin

Flitej për një kohë të gjatë por më në fund erdhi. Oferta e famshme e Manchester Cityt për mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi është paraqitur të enjten.

Sipas medieve italiane, kampioni i Premierligës ka ofruar 35 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian në Itihad Stadium. Mirëpo, kjo nuk do të jetë aspak lehtë meqë De Rossi dhe Roma kanë një lidhje të ngushtë mes vete.

Futbollisti konsiderohet si kapiten i ardhshëm i ekipit dhe konfirmoi vendosmërinë e tij për qëndrim në klub duke refuzuar pikërisht Cityn gjatë afatit kalimtar të janarit për të vazhduar kontratën me Romën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›