Zgjidhja e anarkistëve

"Asnjë cen kredituesve”, ishte porosia e njërit prej ideologëve kryesor të lëvizjes anarkiste, Aristides Pedraza, gjatë takimit të mbajtur të mërkurën, në Saint-Imier.
Sipas tij, mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës së borxheve është që të gjithë borxhlinjtë të ndërpresin kthimin e borxheve t tyre.
Nga ana tjetër, kolegu i tij nga Federata Ndërkombëtare e Anarkistëve, Frederic Gautheron, nënvizoi se liderë e shteteve kryesore evropiane nuk arritën të gjejnë përgjigje ndaj krizës, andaj edhe ftoi punëtorët e mbarë botës që të fillojnë një grevë të përgjithshme dhe të shprehin padëgjueshmëri qytetare, me qëllim të rrëzimit përfundimtar të kapitalizmit.
Ndryshe, Lëvizja Ndërkombëtare Anarkiste është themeluar para 140 viteve në qytetin Saint-Imier. Asokohe, ky veprim ishte një reagim ndaj teorive majtiste të Karl Marx dhe Friedrich Engels, të cilat, sipas mendimit të anarkistëve, nuk mund të shkaktonin asnjë ndryshim substancial.