Special edhe në film vizatimor

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të ketë serinë e tij në një film vizatimor. Ajo do të quhet “Mourinho & the Special Ones” dhe personazh i saj do të jetë aktualisht njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, Mourinho.
Në të, ai do të ndihmojë zhvillimin e fëmijëve në futbollistë dhe qenie njerëzore. Firma Special Factory ka fituar të drejtat ekskluzive për imazhin e Mourinhos dhe zhvillimin e tij në treg.
Firma planifikon të kompletojë produksionin prej 26 episodeve deri në dhjetor 2012. Seria do të bazohet në temën se të gjithë mund të jenë të suksesshëm në atë që dëshirojnë dhe do të përfshijë një grup të fëmijëve të rinj që i bashkohen një akademie futbolli.
Mourinho e përdori frazën ‘Special One’ në konferencën e tij të parë për shtyp si menaxher në ish klubin e tij Chelsea më 2004. Chelsea fitoi tituj të njëpasnjëshëm në Premierligë. Mourinho tani është trajner i gjigantit spanjoll Real Madrid.
Special Factory synon që “biznesin e shndërrimit të personazheve sportive në animacione” dhe kërkon investues potencialë në Londër, ku Mourinho shijoi sukses me Chelsean. Aty përveç dy titujve në Premierligë, fitoi edhe dy League Cup dhe një FA Cup. Mourinho ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, me Porton dhe më pas me Interin.
Në filmin vizatimor, Mourinho do të stërvitë fëmijët në një shkollë futbolli. Karriera e portugezit ka qenë vazhdimisht e shumëpërfolur, shpesh për përplasjet e tij me figura të ndryshme të futbollit.
Më 2005, ai ishte quajtur “armik i futbollit” nga një delegat i gjyqtarëve të UEFA-s, pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Chelseas dhe Barcelonës. Të shtunën, Real Madridi u mposht 3-1 nga shtëpi nga Barcelona dhe aktualisht zë pozitën e dytë në La Liga, prapa rivalit katalan, por ka pikë të barabarta dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.