E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet edhe në Greqi bakteri E Coli

ATHIINE- Bakteri vdekjeprurës u konstatua në mishin e ngrirë dhe në asortimente të tjera të ngrira të prodhuara dhe ardhur nga Gjermania.
Produktet janë identifikuar nga auditimet në Greqinë Veriore dhe në mënyrë specifike nga Drejtoria Rajonale e Maqedonisë Lindore dhe Thrakës.

Produktet ku është gjetur bakteri në fjalë janë trajtuar nga kompania LIDL dhe u gjet në produktet e supermarketeve të kësaj kompanie.

Autoritetet shëndetësore kërkuan tërheqjen e menjëhershme të të gjitha produkteve nga tregu grek dhe u bëjnë thirrje konsumatorëve të mos i konsumojnë këto produkte, në mënyrë të veçantë produktet e ngrira nën emrin tregtar "Marvest”.

(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›