E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 100 vjetori i Pavaresise dita e te vertetave historike

Vlerësimi i luftës antifashiste duhet të jetë i plotë, përfshirë çdo aspekt të saj. Do të jetë 100 vjetori i Pavarësisë, kremtimi i kësaj dite të rëndësishme për vendin që do të pasqyrojnë të vërtetën historike për këtë kapitull po kaq të rëndësishëm për historinë. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Kryeministri, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së komitetit për 100 vjetorin e Pavarësisë. 
“Diktatura fshehu të vërtetat historike, të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rezistenca  në Luftën e Dytë Botërore. Përbën në një nga faqet më të ndritura të historisë dhe çdo njeri që ven në dyshim këtë bën një gabim fatal. E vërteta është se Shqipëria në atë luftë u rreshtua në anën e koalicionit antifashist, në anë e drejtë të historisë dhe bëri që çdo përpjekje për copëtimin e saj të ishin reale të hidhej poshtë”, vuri në dukje Berisha, gjatë kësaj mbledhje.
Gjithashtu, duke vlerësuar këtë luftë, kreu i qeverisë veçoi faktin se do të ishte pikërisht kjo rezistencë ajo e cila bëri që të firmosej marrëveshja ku përcaktonte se fati i Kosovës do të vendosej pas luftës. 
Por njëkohësisht, sipas shefit të qeverisë, duhet të njihen efektet vëllavrasëse të kësaj lufte, të cilat dhe pse jo dominuese ishin prezente. 
Ndërkohë që nuk mund të mos dalë në pah e vërteta lidhur me financimin e një rezistence të tillë. 
Për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije faktin se “ishte Britania e Madhe ajo që armatosi luftëtarët e lirisë së Shqipërisë, ku kushti i vetëm ishte që të zbritej në fushë betejë”. 
Gjithashtu, një çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ishte dhe vlerësimi i figurave historike, ku sipas Kryeministrit, ato figura aktiviteti i të cilëve nuk u lejua, të mund të nderohen në vendosjen e emrave të tyre në rrugë, duke synuar një nderim modest.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›