Zbulohet galeria masonike “Skënderbej”, themeluar më 1900 në Athinë

Masonët kanë një histori të vjetër, ku ndërthuren edhe shqiptarë, të cilët themeluan në Athinë galerinë masonike “Skënderbej” në vitin 1900, nga pasardhës të Marko Boçarit
Galeria “Skënderbej” u themelua në Athinë, më 28 prill (11 maj, me kalendarin e ri) të vitit 1900, gati 40 vjet (1867) pas themelimit të strehës "Orienti i madh dhe paqësor i Greqisë".
Organizimi administrativ i masonerisë greke të atëhershme nuk ishte i qartë. Identifikimi i komandantit të madh suprem, me mjeshtrin e madh të lavdishëm, përbënte një pikë fërkimi. Mungesa e një godine të mirë dhe një vendi të përshtatshëm krijoi probleme të tjera. Kufijtë “e rrudhur” të Greqisë paraqitnin rënie irredentizmi, ndërsa Evropa bënte akrobacira ndërmjet paqes dhe luftës.
Fillimet e strehës “Skënderbej” datojnë në vitin 1882, kur anëtarët e strehës «Pitagora» me numrin 8, themeluan strehën «Athina» me numrin 9" që kishte qëllim kryesor aktivizimin e anëtarëve të saj për të çuar drejt suksesit lëvizjet kombëtare të grekëve të skllavëruar të Kretës dhe të Maqedonisë.
Nga gjiri i «Athinës» u themeluan edhe streha të tjera, ndër të tjera edhe streha e quajtur «Thespis». Më 1900, disa anëtarë të strehës «Thespis», e cila nuk ishte aktive, frymëzuan grekët e skllavëruar me impulset e nacionalizmit dhe idesë për çlirimin e Epirit të pushtuar nga Turqit. Me pararojë pasardhësin e familjes heroike Suljote, të paharruarin, të nderuarin e parë të strehës, Marko Boçarin, vazhduan me themelimin e strehës së re me emrin që do të sinjalizonte mesazhin çlirimtar dhe për Epirin e skllavëruar. Figura e Gjergj Kastriotit simbolizonte luftën dhe përpjekjet për çlirim nga pushtuesit turq. Streha «Skënderbej» me numrin 31, që nga themelimi i saj, e deri sot përshkon drejtim të njëjtë, të pandryshueshëm dhe të vazhdueshëm.
Grekë të shquar dhe figura të njohura zbukurojnë historinë e strehës Skënderbej dhe nga gjiri i kësaj strehe "ambasadore të racës tonë" dolën (6) mjeshtra të mëdhenj dhe (27) anëtarë të lavdishëm të këshillit të «Strehës së Madhe të Greqisë».
Nga streha “Skënderbej” dolën dhe u themeluan 8 "streha bija",
nga të cilat sot janë aktive vetëm 4 prej tyre.
Marrë nga explorerunivers.com