E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhetit i mungojne 400 milione euro

Qeveria e re do te ballafaqohet me gjetjen e mjeteve per mbushjen e buxhetit per kete vit i cili ende nuk eshte miratuar thone njohes te ceshtjeve ekonomike. Sipas tyre afer 400 milione euro eshte mungesa e mjeteve materiale te cilat jane parapare ne projekt-buxhet. Ne anen tjeter zyrtare te Qeverise thone se do te bejne perpjekje te vazhdueshme qe te mos vije deri te mungesa e buxhetit.

Qeveria e re do te perballet me probleme te ndryshme ne aspektin socio-ekonomik nga vonesa eventuale e miratimit te buxhetit per kete vit thone njohes te ceshtjeve ekonomike.

Kosova kete vit e ka filluar pa buxhet te miratuar per shkak te shperberjes se Kuvendit ne muajin nentor te vitit te kaluar. Zyrtare te Qeverise se kaluar kane thene se kane pergatitur projekt-buxhetin per kete vit fiskal por qe zhvillimet politike kane penguar miratimin e tij.

Presin miratimin e buxhetit

Sipas ketij projekt-buxheti te hyrat e pergjithshme priten te jene mbi 1 miliard 100 milione euro perderisa shpenzimet do te kalojne shifren prej 1 miliard e 300 milione euro.

Por Haki Shatri analist ekonomik thote se problemi kryesor ne kete kuader eshte mungesa e mjeteve materiale te cilat jane parapare ne projekt-buxhet.

Shatri permend ketu mungesen eventuale te 70 milione eurove te premtuara nga institucionet financiare nderkombetare dhe 300 milione eurove te tjera qe jane parapare nga privatizimi i Poste-Telekomit te Kosoves.

Pra keto 70 milione euro nuk do te vijne ne buxhetin e Kosoves per shkak se eshte shkelur marreveshja me Fondin Monetar Nderkombetar ndersa 300 milione eurot sepse vonesa ne procedura normale per shpalljen e tenderit per shitjen e PTK-se nuk arrihet qe brenda ketij viti te realizohet shitja.

Pra e kemi nje mungese prej 370 milionesh. Dhe kjo do te sjelle deri te problemet me mungesen e buxhetit e madje edhe deri te falimentimi i institucioneve te shtetit per mungese te buxhetit thote Shatri.

Ne anen tjeter zyrtare te Qeverise thone se buxheti ka nje diference te mjeteve ne raport me ate qe eshte parapare te shpenzohen dhe atyre te grumbullohen por qe deri ne fund te vitit sipas tyre ekzekutivi do te arrije te mbaje nje bilanc buxhetor dhe jo ndonje deficit te madh.

Mimoza Kusari-Lila zevendeskryeministre e Kosoves beson se arka e shtetit do te mbushet nga te hyrat e Administrates Tatimore dhe Dogana e Kosoves.

Gjithashtu thote Kusari-Lila do te shikohen mundesite edhe me institucionet nderkombetare qe kane premtuar perkrahje buxhetore qe nje gje te tille te realizohet.

Por duhet treguar nje gatishmeri nga ana e jone per nje administrim te drejte dhe nje reformim te politikave te pergjithshme te cilat do te reflektonin ne qasjen me te mire te ketyre organizatave per perkrahje te buxhetit te Kosoves.

Ne do te mundohemi ne maksimum qe te mos te lejojme te vijme deri te mungesa e buxhetit do ti shikojme alternativat tjera te financimit gjegjesisht te plotesimit te buxhetit ne menyre qe mos te arrihet deri te kriza institucionale e cila mund te jete rrjedhoje e krizes buxhetore sqaron Kusari-Lila. Por perfaqesues te shoqerise civile theksojne se Qeveria e re nuk do te arrije qe te kete nje buxhet te qendrueshem. Lidhur me kete Avni Zogiani udheheqes i organizates joqeveritare Cohu thote Sigurisht qe ka rrugedalje se keta ne menyre te dhunshme e krijojne rrugedaljen edhe ata natyrisht se ata qeveria nuk frikesohen sepse nuk e kane idene se cfare po bejne. Ne mungese te buxhetit 2011 ne baze te Ligjit per menaxhimin e financave ne dy muajit e pare shpenzimet buxhetore jane realizuar me 1/12 e buxhetit paraprak. Kurse per muajin mars Qeveria ka kerkuar nga Kuvendi i Kosoves qe te marre vendim per ndarje te buxhetit edhe per kete muaj. Nderkaq ne muajin e trete mbyllen te gjitha mundesite ligjore per te vazhduar me shpenzime buxhetore pa buxhet te miratuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›