E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Penal, PS-PD diskutojnë ndryshimet e fundit, 3 vjet burg klientëve të prostitutave

TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pritet te diskutojne sot ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat më pas pritet të kalojnë për miratim në seancës e së enjtes.

Ndërsa u mbyll diskutimi për pjesën e propozimeve të ardhura nga Ministria e Drejtësisë, sot do te shqyrtohen propozimet që vijnë nga grupet e interesit, Partia Socialiste dhe deputeti Viktor Gumi. Seanca pritet të shoqërohet me debate për një sërë cështjesh si ajo e prostitucionit, dhuna në familje apo dhe për të sanskionuar në Kod, se anëtarët e Këshillit të Ministrave mbajnë pergjegjësi ligjore dhe pas mbarimit të mandatit të tyre për aktet apo urdhërat e lëshuar gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, për sa i takon prostitucionit duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët
Për të ulur fenomenin e prostitucionit, hartuesit e këtij ndryshimi kanë menduar të dënojnë klientët, deri në 3 vjet burg.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›