E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një afresk i Giotto-s

Restauruesit e artit thonë që inicialet GB dëshmojnë se veprat religjioze të gjetura në një bazilikë të dëmtuar në Assisi janë të babait të renesancës italiane.

Restauruesit e artit që punonin në një afresk në një kapelë të harruar në Assisi besojnë se imazhet e gjetura nën shtresat e zhulit janë vepra të artistit mesjetar Giotto.

Zbulimi i inicialeve të artistit në afreske vjen pas dy viteve të punës restauruese në kapelën e Shën Nikollës në bazilikën e ulët të Shën Françeskut. Vepra kishte mbetur aty nga tërmeti i vitit 1997 që e kishte dëmtuar bazilikën.

Ekspertët janë pajtuar se afresket në kapelë, e cila ishte mbyllur për publikun, ishin të nxënësve të Giotto-s.

Por restauruesit pohojnë se shkronjat AB – që qëndrojnë për Giotto di Bondone, emri i tij i plotë – dëshmojnë se imazhet e pastruara janë të tij.

“Kjo është një prej veprave të para të jetës artistike të Giotto-s”, tha udhëheqësi i grupit të restauruesve Sergio Fusetti.

I lindur më 1266, Giotto konsiderohet si paraardhës i artit të renesancës italiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›