E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare garanton qëndrimin e Zarates

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka insistuar se sulmuesi Mauro Zarate nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zarate spekulohej se do të braktis skuadrën romake ku nuk është duke gjetur hapësirë në formacionin bazë. Mirëpo, Tare ka theksuar se Zarate nuk është në shitje.

“Zarate në shitje? Nuk duhet të vejmë në diskutim kualitetet e tij. Ai luajti mirë në takimin e fundit dhe mbetet anëtar i rëndësishëm i Lazios. Nëse arrin të rikthehet në formën e vjetër, do të jetë shumë i dobishëm për ne”, deklaroi Tare për SkyContro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›