Zbulohet parcelë me kanabis në Vau të Dejës, arrestohen 2 persona. Asgjësohen 351 bimë narkotike

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Koordinata”, duke zbuluar një tjetër parcelë me bimë narkotike në zonën malore të Vaut të Dejës dhe arrestuar dy të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet nga toka dhe ajri me dronë, si dhe hetimet paraprake të zhvilluara me metoda proaktive, zbuluan aktivitetin e paligjshëm të dy shtetasve.
Në kushte flagrance, brenda parcelës me bimë narkotike u kapë shtetasi S.U, 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj.Gj., 30 vjeç, nga fshati Mali Kolaj.
Të dy akuzohen se kishin kultivuar 351 bimë kanabisi në dy parcela në fshatin Fshat i Ri.
Policia bënë të ditur se bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/